Një person gjendet pa shenja jete në objektin e Komunës së Prishtinës

Një hetim i vdekjes po kryhet nga Policia e Kosovës.
Është raportuar se në objektin e Komunës së Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  “Ti koke hajvan, nuk ki drejtë me më ofendu”, përplasje deri në ofendime mes imamit Jashari dhe Nexhmedin Spahiut