Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren, i cili njoftoi se për rastin kanë nisur hetimin.

“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes””, tha ai.

Mësohet se viktima është i moshës 44-vjeçare me inicialet H.M.

Lexo edhe:  Tejkaloi shpejtësinë 152km/h në zonë 80km/h, gjobitet shoferi me 300 euro, tri pikë negativ dhe tre muaj ndalim të vozitjes