Nje person e gjuan Policinë dhe ikë maleve duke e lënë çantën me drogë

Policia e Kosovës respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025 rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës se gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policor duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejt ndaj tyre. Zyrtarët policor kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogram (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është inicuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.

Lexo edhe:  Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati, pranon një dhuratë simbolike për 28 Nëntor