Një person e gjuan me armë kamerierin e një kafe në Klinë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Në gjuajtje me armë ka ndodh në fshatin Potereq të Klinës, mbrëmjen e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se cak i të shtënave ka qenë kamerieri i lokalit “Doni” që operon në fshat, në drejtim të të cilit është shtënë disa herë.

Fatmirësisht punonjësi i kafes ka shpëtuar pa plagë, por i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, por deri në këtë moment nuk është gjetur.

Rasti është inciuar si “Vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Pacolli ironizon me vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqe: “E kajsha mulla Osmanin për nja 2-300€! Jooo babooo, kqyre baben Sheh”