Një nga sulmuesit e plagosur dërgohet në Prishtinë

Një nga sulmuesit e armatosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës, por më pas është referuar për në Prishtinë. Në sulmin e të dielës në fshatin Banjskë në Zveçan është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë. Po ashtu janë vrarë tre pjesëtarë të grupit kriminal të armatosur që ka kryer sulmet, ndërsa është arrestuar një tjetër. Po ashtu një nga pjesëtarët e grupit është plagosur.
Lexo edhe:  Iniciativa e Pacollit: Për një kohë të shkurtër grumbullohen mbi 100 mijë € për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet