Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren

Një person në Prizren para pak ditësh është filmuar teksa po griste librin e shenjtë Kuranin.

Lidhur me rastin i dyshuari I.P është arrestuar teksa Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton lajmi.net.

Në përgjigjjen e dhënë për lajmi.net, Mirlinda Gashi zyrtare për informim dhe komunikim me media në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se i pandehuri dyshohet për veprën kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit I. P. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilen dyshohet dhe se janë plotësuar edhe kushtet dhe arsyet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit. Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilen është kryer vepra penale, veçanërisht duke pasur parasysh se i pandehuri me veprimet e tij ka sjellë rritje të tensioneve dhe tendencë për nxitje të urrejtjes fetare midis grupeve të caktuara të shoqërisë, e bënë të besueshëm faktin se i njëjti në mënyrë që ti shmanget përgjegjësisë penale mund të asgjësoj, fshehë ose falsifikoj provat e veprës penale.Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, shkruhet në përgjigjjen e Gjykatës Themelore.

Lexo edhe:  Egla Ceno flet për mëmësinë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim