Një muaj paraburgim për pronarin e pompës në Pejë ku vdiq 44 vjeçari nga shpërthimi
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi javë më parë në Pejë.
Si shkak i një shpërthimi të cisternës në një pompe të derivateve, ndërroi jetë një 44 vjeçar.
Në lidhje me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të pompës së derivateve në Pejë, Vesel Jusaj ku vdiq punëtori Muriqi.
Visar Muriqi ishte punëtor në pompën e derivateve “Delta Group” në Pejë.
Vendimi për Vesel Jusajn, pronar i kësaj pompe u mor më 23 tetor.
Shpërthimi në këtë pompë ishte tejet i fuqishëm, saqë viktimës i shkaktoi lëndime të rënda trupore të cilave nuk arriti t’iu bëjë ballë.