Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona.

Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate Hateme Haxhaj.

Në këtë aksident ishin përfshirë një automjet civil dhe një automjet i policisë.

Pos viktimave në këtë aksident ishin edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre edhe katër zyrtarë policor.

Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast është mbajtur në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të trajtimit që ishte duke marrë i dyshuari për këtë aksident.

Sipas gjykatës dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur i pandehuri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në rrugën Pejë – Mitrovicë në fshatin Çubrel.

 

 

Lexo edhe:  I dyshuari për aksidentin tragjik në Podujevë është i mitur, dërgohet në paraburgim