Një muaj paraburgim për kadetin policor që dyshohet se dhunoi 14 vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale Dhunim në tentativë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”,thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje.

Duhet përkujtuar që lajmi.net dje ka raportuar në lidhje me rastin në fjalë ku i dyshuari në këtë rast O.L, është kadet policor.

I njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

E mitura nga Komuna e Lipjanit ditë më parë ishte raportuar e zhdukur. 14 vjeçarja më pas theksohet se është gjetur dhe e njëjta në stacion policor ka deklaruar se është dhunuar.

Në lidhje me këtë çështje nga familjarët e viktimës është bërë e ditur se e kanë gjetur vajzën, por duke mos raportuar në lidhje me dhunimin./

Lexo edhe:  I riu në Gjakovë kërcënon me thikë prindërit e tij, u 72 orë afat të largohen nga shtëpia