Një makinë raportohet e djegur në Tiranë-Durrës, dyshohet se ka lidhje me të shtënat në Top Channel
Një automjet është djegur në aksin Tiranë-Durrës, e cila dyshohet të ketë lidhje me të shtënat me armë drejt Top Channel rreth orës 01:00.
Një breshëri kallashnikovi është lëshuar mbrëmjen e sotme drejt fasadës së jashtë te televizionit Top Channel duke e lënë vrima në të.
Si pasojë e kësaj breshërie në fasadë, njeri prej plumbave ka kapur edhe një roje të sigurisë private të quajtur Pal Kola i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.