Një kunatë si Sara Gjordeni, ja çfarë bën ajo për motrën e Bardhit

Ndonëse në fillimet e lidhjes së tyre kur çifti Sara-Bardhi u duk sikur nuk kishin mbështetjen e familjarëve sidomos të këngëtarit, këto zëra u hodhën shpejt poshtë pasi duket se ish banorja e BBV3 ia doli të ‘rrëmbente’ zemrën e familjarëve të Bardhit.

Një ndër familjarët e parë të Bardhit që doli publikisht në mbështetje të Sarës ishte motra e Bardhit, Afërdita.

Afërdita dhe Sara sot gëzojnë një raport tejet të afërt me njëra-tjetrën ku nuk mungojnë komentet e vazhdueshme në postimet e njëra-tjetrës.

Së fundmi, Sara ka postuar një foto të kunatës së saj ku duket një yll teksa e ka shoqëruar postimin me një emoji mjalti.

Lexo edhe:  Eskalon Edona, akuzon Adrin për ngacmim: A don me mi pa, para grus tane