Një kompani në Prishtinë nuk përfillë vendimin e Qeverisë, punëtorët vazhdojnë punën në ‘pikë të diellit’

Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës të disa kategorive për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave të larta në vijim, raporton Gazeta Sinjali.

MSH ka bërë të ditur se nga sot më 13 korrik deri më 20 korrik, në hapësirën e 1 jave disa kategori do të kenë lirim apo reduktim të orarit të punës.

Lehtësim në orarin e punës sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të kenë edhe punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë – të cilëve u ndalohet puna në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Por, nga disa pamje të publikuara sot – shihet se një kompani e ndërtimit në Prishtinë nuk po respekton udhëzimet e Qeverisë, dhe se punëtorët po vazhdojnë të punojnë në këto temperatura të larta.

Ora shënon mesin e ditës, ku rrezet e diellit janë të forta dhe punëtorët po vazhdojnë të punojnë në temperatura ekstreme.

Lexo edhe:  E konfirmon Policia plaçkitjen në pikë të ditës në Mitrovicë, hajni u fut në bankë me armë