Një javë nga zhdukja e Beqir Malokut, ende asnjë gjurmë

Është bërë një javë prej kur Beqir Maloku, nga Saradrani i Istogut, u zhduk pa asnjë gjurmë.

67-vjeçari humbi ditën e diel, teksa njësite të shumta nisën kërkimin e tij në Istog dhe rrethinë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, të FSK-së e shumë vullnetarë janë në kërkim të Beqirit tash e sa ditë.

Kërkimi ka vijuar edhe përgjatë gjithë ditës së sotme, por ende nuk kanë rënë në gjurmë të tij.

Lexo edhe:  E rëndë: Ishte nisur për në punë, 39-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali