Një i vdekur e katër të lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar sot, më 19 gusht, si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Front Online”.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Policisë

Lexo edhe:  Skënderaj: Qytetarët e tepruan me bakllava për festën e Bajramit, shumë prej tyre përfunduan në QKMF