Një i maskuar ia grabit 200 euro një punëtori të pompës së derivateve

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur 200 euro një punëtorit të një pompe të derivateve në fshatin Trudë të Prishtinës.

Ngjarja ndodhi dje herët në mëngjes.

“Fsh. Trudë, Prishtinë 24.01.2025-05:42. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se sa ishte në vendin e punë në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënim të thikës i ka grabitur rreth 200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo edhe:  Haxhiu: Ish polici serb që plagosi policin e Kosovës në arrest shtepiak, ushtari i FSK-së për plagosje i caktohet masa paraburgimit