Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtinës

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur mes tri veturave dhe një kamioni në qendër të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se i lënduari në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Bill Kllinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marr një person. Me rastin po merren njësiti i  trafikut”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Gucati do të bëjë homazhe në Prekaz