Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Diellza Rama, qytetare nga Prishtina, ka njoftuar se sot është sulmuar nga disa qenë endacakë në parkun e lagjes Dardania.

Sipas saj, një ngjarje e tillë ka mundur të përfundonte me fatalitet.

Në një postim në Facebook, ajo teksa i bëri thirrje Komunës së Prishtinës që t’i jepet fund problemit me qentë endacake, tregoi se po e pret një fëmijë pasi që është shtatzënë.

“Jam sulmuar nga 5-6 qenë, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë dhe gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova më të keqes”.

“Mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe fëmijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe më trajtuan në QKUK”, u shpreh ajo

Lexo edhe:  Rasti i rëndë te Drini i Bardhë: Qytetarët i nxorën dy persona nga vetura, njëri ishte pa shenja jete