Një grua rrah dy policë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka sulmuar fizikisht dy policë. Ajo është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë dhe po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.

“Prishtinë/ 25.09.2023-13:32. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  "Eskalon" situata e euros, në dyqane 1 euro po këmbehet me 100 lekë