Një grua raporton në polici se një person ia ka vjedhur zinxhirin e arit nga qafa

Një grua ka raportuar në polici, se një person i panjohur nga qafa ia ka vjedhur një varëse ari, shkruan Reporteri.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE E RËNDË

· Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri / 25.06.2024 – 11:41. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga qafa i ka vjedhur një varëse ari. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Lexo edhe:  Çfarë po ndodh me veriun dhe pikat kufitare, deklarohet Policia e Kosovës