Një grua në Gjakovë gjendet e vdek’ur në banesën e saj

Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë.

Lajmin e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Policinë e Gjakovës.

“Me datë 23.01.2025 rreth orës 18:40, viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë. Vdekja e saj është konstatuar nga personeli mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’”, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  Dy persona e bëjnë llom një 42-vjeçar në Gjilan, viktima dërgohet në gjendje të rëndë në spital