Një grua e nacionalitetit serb fotografon votën në Zveçan, përfundon në Polici

Po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë Kosovën.

E në disa qendra të votimit është raportuar për probleme dhe parregullsi.

REL ka raportuar se një grua e nacionalitetit serb është ndaluar për fotografimin e fletëvotimit në një vendvotim në qendrën 2091 në Zveçan.

Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.

Lexo edhe:  Zhduket një 8 vjeçar në pishinën e Gërmisë