Një foshnjë tre muajshe dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet
Foto: Ilustrim
Një foshnje tre muajshe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës ditën e hënë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia është duke e hetuar rastin e vdekjes.
“Fsh. Smaq, Gjakovë 12.02.2024 – 20:40. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnje tre muajsh është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia. /Reporteri.net/