Një fëmijë raportohet të ketë humbur në Fushë-Kosovë

Një fëmijë raportohet të ketë humbur në Fushë-Kosovë.
Siç raportohet fëmija ka humbur në rrugën “Dardania” të kësaj komune.

Në media është shpërndarë edhe fotografia e fëmijës bashkë me babin e tij.

Nga informacionet e deritanishme thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, por ende s’është arritur të gjendet fëmija.

Në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur ndonjë detaj shtesë nga organet kompetente të sigurisë.

Lexo edhe:  KFOR-i niset me bagera e mjete të rënda në rrugën Prishtinë-Mitrovicë - a po hiqen barrikadat?