Një familje shpëton mrekullisht, nxirren të gjallë nga rrënojat që la pas tërmeti
Të gjithë banorët, policia e zjarrfikësit janë terren që nga mëngjesi kur Turqia e Siria u godit nga tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë.
Mediat turke vazhdimisht po raportojnë për gjendjen në këtë pjesë.
Një video që ata kanë publikuar shihet një familje e shpëtuar nga rrënojat në Kahramanmarash.
Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.
Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet.
Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.