“Një familje e përsosur amerikane”, çfarë thonë fqinjtë për policin që vrau shqiptaren, fëmijët dhe veten?
Hetuesit kanë dyshime se Morgan qëlloi për vdekje familjen përpara se të vriste veten me armë zjarri.
Një fqinj i policit Watson Mogran që qëlloi për vdekje gruan e tij dhe dy djemtë e tyre përpara se të kthente armën kundër vetes në shtëpinë e tyre në Rockland County, i përshkroi ata si “familje e përsosur amerikane” pasi vrasja-vetëvrasja shkaktoi valë tronditëse në lagjen e qetë periferike.
“Unë kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë.”
“Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që kam takuar ndonjëherë.”
“Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të shokuar”.
Por kjo familje e përsosur pati një fund të tmerrshëm të shtunën, kur policët gjetën katër kufomat e tyre në shtëpinë rreth 20 minuta pas mesnate. Oficerët shkuan në shtëpi për të bërë një kontroll pasi Morgan nuk mori turnin dhe nuk u paraqit në punë të premten mbrëma siç supozohej. Por brenda shtëpisë ata gjetën trupin e pajetë të rreshterit 49-vjeçar, gruas së tij shqiptare Ornela Morgan, 43-vjeçe, dhe djemve të tyre, 10 dhe 12 vjeç. Policia më vonë tha se gjeti një pistoletë në vendngjarje.
Hetuesit kanë dyshime se Morgan qëlloi për vdekje familjen përpara se të vriste veten me armë zjarri.
Morgan iu bashkua policisë në New York në vitin 2000 dhe punoi deri në vitin 2007 kur iu bashkua Departamentit të Policisë në Bronxville ku dhe u caktua në divizionin e detektivëve në 2014 përpara se të promovohej rreshter në 2016.
Ornela Morgan ishte mësuese në shkollën e mesme One World në Bronx. Autoritetet thanë se mes çiftit nuk ka patur probleme dhe motivi i të shtënave është ende nën hetim.
Ata jetonin në një shtëpi prej 3200 metrash katrorë të cilën e blenë në nëntor 2016 për 577,000 dollarë.