Një ëndërr e bërë realitet, fjalët e para të Mbappes si lojtar i Real Madridit  

Tanimë është zyrtare, Kylian Mbappe është lojtari më i ri i kampionit të Spanjës, Real Madrid.

Lajmin e ka konfirmuar klubi spanjoll dhe vet lojtari.

Ky i fundit ka postuar një fotografi në të cilën ka shkruar:

“Një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që u bashkova me klubin e ëndrrës sime Real Madrid. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani”. “Mezi pres t’ju shoh, madrilenistë, dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme”.

Lexo edhe:  Festa në një restorant në Veri kthehet në dhunë, zyrtari policor sulmohet brutalisht nga disa persona