“Një e vdekur e një e lënduar”, Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ndodhi sonte në Fushë Kosovë, ku një veturë raportohet të ketë goditur një këmbësor.
Burime të Indeksonline pohuan se viktima ndërroi jetë, nga pamundësia t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti pohoi se këmbësori viktimë ishte femër, teksa nga aksidenti pësoi lëndime trupore edhe drejtuesi i automjetit, po ashtu femër, e që e njëjta u dërgua për tretman mjekësor.
!Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku” tha Ahmeti për Indeksonline.