Një djalë ndiqet nga një tufë e qenve në sheshet e Prishtinës, kalimtarët e incizojnë dhe qeshin me të!

Qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të Prishtinës, por edhe në qytetet tjera. Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen.

Në një video të publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet teksa një djalë ndiqet nëpër shesh nga një tufë e qenve.

Komentet ishin të shumta dhe gati secili po ka përvoja të hidhura me qentë.

Lexo edhe:  Vetaksident në Malishevë, lëndohet rëndë një person