Një ditë pas protestës, në Bujanoc shfaqen grafite me mbishkrimin ‘vdekje shqiptarëve’

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se gjatë ditës së sotme në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, është parë një grafit me mbishkrimin ‘Vdekje shqiptarëve’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Lutfiu përmes një postimi në Facebook ka publikuar edhe fotografinë ku shihet grafiti i shkruar në gjuhën serbe, tesa ka ftuar organet e rendit që të identifikojnë autorin.

“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Getinjo për rastin në Podujevë: SHTETI ose KANUNI ?Per momentin veq KANUNI