Një burrë rrahë gruan e tij në Podujevë, ia theu njërën dorë

Një grua është sulmuar fizikisht ditën e diel nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërsa policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë).

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Kurti bashkë me Bashkim Jasharin vizitojnë ushtarët e Kosovës: Gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024