Një burrë nga Ferizaj u godit nga vetura dhe po trajtohet në QKUK, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes

Një burrë në fshatin Dardani të Ferizajt është goditur nga një veturë në lëvizje.
Pas aksidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, shkruan lajmi.net.

“Fsh. Dardani, Ferizaj / 12.03.2025 – 20:06. Një mashkull kosovar -këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje e cika pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Fillon asfaltimi i segmentit rrugor nga fshati Stanovc në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë