Një burrë goditet nga bageri, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Skenderaj, pasi dyshohet se pësoi lëndime në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij.

Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Prishtinë: Babai ushtron dhunë ndaj dy vajzave të mitura, përfundon në pranga të Policisë