Një banesë në Ferizaj kaplohet nga zjarri: Policia tregon se a pati të lënduara

Mëngjesin e ditës së sotme një banesë në Ferizaj është përfshirë nga flakët.
Lajmin për lajmi.net e konfirmoi zëdhënësi i policisë për këtë qytet Kanun Veseli, shkruan lajmi.net.

Ai tha banesa që është përfshirë nga flakët ishte në katin e dytë të një bllok banimi kolektiv.

Sipas Veselit ekipet e policisë dhe zjarrfiksëve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin.

“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës “12 Qershori” në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim”, tha Veseli.

Lexo edhe:  Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi shfaqen në veri, përcjellin heqjen e bilbordeve të Vuçiqit e Putinit