Një 9-vjeçare ndërron jetë në QKUK

Një vajzë humbi jetën derisa po trajtohej në QKUK për plagët e marra në një aksident që ndodhi në fshatin Slivovë të Prishtinës më 3 janar.

Policia tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Fsh. Slivovë, Prishtinë 03.01.2026 – 14:33.   Lidhur me rastin është raportuar se viktima  femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në aksident ishte përfshirë një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, i drejtuar nga A.T., rreth 40-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë të mitur: J.T. rreth 9-vjeçare – e lënduar rëndë R.R.T., rreth 13-vjeçar – i lënduar.

Të tre të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetime nga autoritetet kompetente.

Gazeta Sinjali mëson se më 10.01.2026, rreth orës 00:00, familja është njoftuar përmes autoriteteve shëndetësore se pasagjerja e mitur J.T., e cila ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti tashmë po trajtohet si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Dy femrat e njohura të showbizit shqiptar futen sot në Big Brother Vip Kosova