Një 64-vjeçar e plagos veten me armë, dërgohet në QKUK
Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Semaj në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 64-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim pasi ka pësuar plagë nga arma.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ka qenë në pyll, ku dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vetes.
64-vjeçari tashmë ndodhet në spital, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore për ta trajtuar rastin.