Një 4 vjeçare viktimë e sulmit seksual (Video)
Ka elemente të një çerdheje, por kjo dhomë është e vetmja në të cilën kryhen ekzaminime klinike të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
Këto lodra u përdorën si mënyrë për ta lehtësuar procesin e ekzaminimit të një 4-vjeçareje, viktimë e dhunës seksuale.
Përpos saj, brenda këtij viti në Institutin e Mjekësisë Ligjore, u ekzaminuan dhe 44 fëmijë të tjerë të moshës 11-16 vjeç, që të gjithë viktima të dhunës seksuale.
Këto kontrolle i kryejnë 9 specialistë mjeko -igjorë.
Për paraqitjen e gjendjes reale, sipas specialistes së mjekësisë ligjore, Bergita Curri, vështirësi paraqet vonesa në raportim dhe pastrimi i trupit të viktimës.
Krahas kësaj dhome, së shpejti pritet funksionalizimi i një dhome tjetër, që fokus do të ketë ekzaminimet e të dyshuarve për kryerjen e dhunimeve.
Mirëpo sipas specialistes Curri, problematike mbetet kërkesat e pakta të prokurorisë për ekzaminim të këtyre personave.
Brenda tetë muajve, në këtë hapësirë u kryen 64 ekzaminime, prej të cilave 58 ishin femra dhe 6 meshkuj.