Nitaj i AAK-së: Kurti po përgatitet për zgjedhje

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk paska bërë marrëveshje për një “cikërrimë” me sindikatat, që i ftoi për një takim të pasuksesshëm mëngjesin e së martës.

Sipas tij, kjo do të thotë se ai po përgatitet për zgjedhje.

Ai shtoi se nuk e di si do ta paketojë krejt këtë situatë.

“Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt. Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Lexo edhe:  Babë e bir në Ferizaj rrahen mes vete, djali sulmon edhe nënën – të dy përfundojnë në pranga