Nisin hetimet për dhunimin e një 17-vjeçareje në Prishtinë, Prokuroria inicion rast dy javë pasi u vunë në dijeni

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, të cilët përkundër që dinë moshën e tyre të re dhe të ndjeshme, krijojnë raporte intime me to, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore.

Për gjithë ngjarjen është deklaruar vet viktima, e cila para hetusve policorë ka rrëfyer për raportin që ka pasur me të dyshuarin, 49-vjeçar (emër i njohur për redaksinë).

Lidhur me këtë rast, organet e rendit janë vënë në dijeni në fillim të këtij muaji, teksa tek pas 2 javësh është iniciuar rast.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si “Dhunim” ndaj personit të dyshuar, i cili akoma nuk dihet nëse është arrestuar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja të rastit.

Lexo edhe:  Një grua ngacmon një burrë përmes telefonit në Gjilan