Nis sezoni në Sarandë, 15-20 euro çmimi i çadrave

Muaji qershor e ka gjetur Sarandën duke pritur qindra-mijëra turistë nga mbarë bota.

Plazhet me ujëra të pastra të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar.

Këtë fillim sezoni turistët duken më të prirur për të kursyer para kur vjen puna tek plazhi, duke shfrytëzuar plazhet publike.

“Vendi është shumë i pastër, vend për plazh ka, është shumë i hapur, uji është shumë i mirë. Shezlongu është 15€ -20€. Ne jemi nga Bostoni, por kemi shtëpi në Përmet.”

“Është shumë bukur nuk kam asgjë negative për të thënë është perfekt. Aktualisht ka mjaftueshëm hapësirë, ndoshta më vonë në fund të korrik do të jetë i mbushur por tani ka hapësirë. “

Për këtë pushuese nordike, Saranda është një nga vendet më të bukura që ka vizituar. Teksa ka vendosur të pushoj në plazh publik , thotë se pastërtia nuk është në nivelet e duhura.

“Është një nga vendet me te mira ne ketë kohe te plazhit, jemi prej disa ditësh këtu dhe po me pëlqen shume, me pëlqen plazhi, e di qe pak me vone do te jete plot me turiste kështu qe ne po e shijojnë këtë kohe sepse ka hapësire mjaftueshëm. Dje ishte kohe me re nuk kishte shume njerëz por plazhi duhet te jete pak me i pastër dhe çfarë me beri përshtypje është që ka shumë qen nëpër rrugë dhe plazh, më bëri përshtypje sepse në Norvegji nuk ka qen në rruge.”

Rritja e temperaturave ditët e fundit ka filluar të mbushi plazhet e Sarandës me turist dhe jo vetëm.

Lexo edhe:  Kështu duket depoja e Elkos Center pas zjarrit