Nis protesta kundër Gjykatës Speciale

Ka nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Dardan Molliqja, kryetar i PSD-së, dje ka thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

Motoja e protestës është “Jo në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Lexo edhe:  Tentim vrasje në Rahovec: Arrestohen katër persona, konfiskohet një kallash, dy pistoleta dhe një pushkë