Nis mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

Nga sot, më 1 korrik, ka hyrë në fuqi një masë e re që mbulon kostot e policës kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kjo masë ofron një mundësi të re për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duke u siguruar një policë sigurimi njëmujore falas për të gjitha automjetet me deri në 9 ulëse.

Polica do të mund të merret në mënyrë të menjëhershme dhe pa pagesë në të gjitha pikat kufitare hyrëse të Republikës së Kosovës. Ky rregullim do të jetë në dispozicion për të gjithë bashkatdhetarët gjatë periudhës së zbatimit të masës, duke i lehtësuar ata që vijnë për vizita në atdhe.

Lexo edhe:  Pas një dekade, sonte u përurua Xhamia e Çarshisë në Prishtinë