Nis dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit

Nga sot ka nisur dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit.

Kjo po mundësohet nëpërmjet identifikimit të kamerave dhe radarëve të policisë.

“Nga sot, Policia e Kosovës ka filluar dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Hajnat e thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Fushë Kosovë, vjedhin orenditë e pajisjet e punës në vlerë të 25 mijë €