Nipi plaçkit shtëpinë e gjyshes në Pejë

Një i mitur raportohet se ka vjedhur shtëpinë e gjyshes së tij në qytetin e Pejës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i mituri ka vjedhur 9000 euro para të gatshme, ku me 4000 euro kishte tentuar të blejë dy armë zjarri dhe dy karikatorë.

“Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  E rëndë: Një person rreth 26 vjet ka rënë nga një objekt në kryeqytet, Policia në vendngjarje