Ngriten temperaturat: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale të cilat mund të marrin karakter zhvillimi orëve të pasdites duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në disa vise kodrinore-malore. Temperaturat maksimale parashihen deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, kurse rrallë në disa zona parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Të Dielën ngrohtë, por pasdite dhe në mbrëmje parashihen zhvillime shumë të fuqishme konvektive. Vende-vende parashihen rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullima masive si dhe breshër. Në disa zona mund të ketë shtrëngata të forta lokale. Temperaturat shënojnë ulje në viset me rrebeshe shiu. Rrebeshe dhe zhvilime më të pakta parashihen në zonat bregdetare.

Nga e hëna na pret mot jo stabil dhe me zagushi, po ashtu me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shtërngatave të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkani

Lexo edhe:  Fotografi i njohur nga Skënderaj, Sefer Aliqkaj, ofron stikersa falas për bojkotimin e produkeve serbe