Ngricë dhe borë, aksidentohet makina në rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht familja

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli.

Një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.

Lexo edhe:  “Jemi çudit krejt, s’ka pasur njeri ma të mirë” – flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau 42-vjeçaren në Vushtrri