Ngjarje si në filma: 3 kamarierë sulmojnë 3 zyrtarë policorë për ta fshehur 23-vjeçarin që po kërkohej
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar sot në rrugën “Sheh Emini” në Prizren.
Sinjali mëson se tre zyrtarë policorë janë sulmuar sot në një kafiteri në Prizren, pasi të njëjtit po ndiqnin një person i cili dyshohej se po përdorte lëndë narkotike.
I dyshuari gjatë ikjes ishte futur në një kafiteri, dhe ai së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën dhe sulmuan zyrtarët policorë.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.
Të dyshuarit e ndaluar sipas Policisë janë: K.K (32 vjeçar), K.K (29 vjeçar) dhe A.SH (31 vjeçar).
Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt.