Ngjarje e rëndë: Një tifoz bie nga tribuna teksa po e shikonte ndeshjen Trepça – Bashkimi
Një tifoz ka rënë nga një lartësi në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec derisa po e shikonte finalen e Kupës së Kosovës në basketbollit mes Bashkimit dhe Trepçës.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga momenti kur atij i jepet ndihma e parë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Një person ka rënë prej një lartësie derisa ka qenë duke e ndjekur lojën e basketbollit. I njëjti është duke u dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht jemi në fazën fillestare të mbledhjes së dëshmive”, deklaroi ai

