Ngjarje e rëndë: Një person vritet në një lokal në Runik të Skënderajt, dy të tjerë dërgohen me urgjencë në spital

Nj ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku në një lokal janë plagosur katër person, zbulon portali rajoni.org.

Rajoni ka mësuar ekskluzivisht se njeri nga të plagosurit ka vdekur në vendin e ngjarjes. Kurse nga tre të plagosurit të tjerë – njeri prej tyre është në gjendje kritike shëndetësorë.

Burimet e portalit rajoni.org, kanë mesuar se dy të plagosurit janë derguar direkt nga disa persona për në spitalin rajonal, kurse njeri është marre nga ekipet relevante të emergjencës në Skenderaj.

Deri tani nuk janë zbuluar shkaqet qe kanë quar deri të ngjarja e rëndë.

Lexo edhe:  Aksidenti me fatalitet në Istog, ky është burri që humbi jetën tragjikisht