Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna hedh foshnjën në lum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se një nënë 32-vjeçare ka hedhur në lumin e Kirit djalin e saj vetëm 8-ditësh.

Dyshohet se 32-vjeçarja O.G. e ka hedhur foshnjën gjatë natës në lumë, ndërsa ai është gjetur i pajetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Lexo edhe:  “Jetoj pa çikën” – Fero i mërzitur që nuk e ka pranë vajzën, ka një mesazh