Ngjarje e rëndë në Prishtinë, theren dy persona

Para pak minutash në Prishtinë, dy persona janë therur nga një mjet i mrephtë nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Në vendin e ngjarjes janë parë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmë për të lënduarin.

Insajderi ka kontaktuar me policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Varroset 18 vjeçari që u rrah brutalisht nga disa persona në Podujevë